Xhirimet e filmit të lajmëruar nga rreperi i njohur Noizy vijojnë ku së fundmi një video e publikuar nga artisti në mediat sociale i ka lënë ndjekësit të suprizuar.
Rigels Rajku shihet i varur në një vinç në lartësi të konsiderueshme teksa rreperi shkruan: “Pa rrezik, nuk ka qejf”.
Xhirimet e filmit kanë nisur dhe po zhvillohen në Tiranë, teksa një pjesë e tyre do mbahet edhe në Gjermani.
Noizy dhe Blerim Destani thuhet se do të interpretojnë rolin e dy detektivëve, teksa pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi si dhe figura të tjera të famshme.