Dënohet me 17 vjet burg shqiptari që vrau bashkëatdhetarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Nuk ka dënim të përjetshëm për Rigels Gjinajn, shqiptarin e akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Emanuel Rroku. 34-vjeçari u dënua sot në shkallë të parë me 17 vjet e 4 muaj. Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrrazzi e uli dënimin me një të tretën, shkruajnë mediat italiane.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin.

Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të dhunës që ka pësuar atë mbrëmje.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush