A do të nisin reshjet e shiut dhe borës? Ja çfarë pritet

Jil
Jil
1 Min Read

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.about:blank

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar.

Në intervale të shkurtëra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut

me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.about:blank

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°Cabout:blank

në zonat e ulëta 8 deri 23°C

në zonat bregdetare 11 deri 21°C

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *