Sulm racist me thika në një festë në Francë, një i vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

FRANCË-Një ngjarje tronditëse ka përfshirë Francën gjatë një sulmi në Crépol . Një dhunë e paprecedentë, ku rezultoi me një viktimë dhe disa të plagosur.

Të gjithë banorët e qytetit ishin mbledhur në një hapësirë festive. Në fund të mbrëmjes, rreth orës 2 të mëngjesit, festa u kthye në një makth. Siç raportohet në media, një grup i madh djemsh të ardhur nga disa lagje periferike të qyteteve përreth sulmuan, duke goditur këdo që ishte i pranishëm.

Bilanci është dramatik me një i vdekur i cili vdiq në ambulancë për shkak të plagëve në gjoks dhe fyt dhe njëzet të plagosur.

Sipas një dëshmie sulmuesit, dyshohen se kanë bërtitur “Ne jemi këtu për të goditur me thikë njerëzit e bardhë.”

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin foli për një “dështim të përgjithshëm të shoqërisë sonë” dhe nevojën për të “rivendosur autoritetin kudo”.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet e mbrëmjes për të tentuar të gjurmojnë fajtorët dhe, sipas prokurorit Caigny, “evoluimi i hetimit mund të jetë shumë i shpejtë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *