Dhunuan një person më pas e grabitën me forcë

Editor
2 Min Read

Një person është dhunuar dhe më pas grabitur nga një grup të rinjsh në Vlorë, ndërkohë që njëri pre autorëve të dyshuar është arrestuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Mikele Meçaj dhe u shpallën në kërkim Ilmi Aliaj e Adem Krasniqi.about:blank

NJOFTIMI I POLICISE:


I morën një shumë parash një shtetasi, duke e dhunuar fizikisht, identifikohen 3 autorët e dyshuar, ndërsa njëri prej tyre u arrestua.

Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve.

Sekuestrohen automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, gjatë vjedhjes, dhe 1 celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 9”, për zbardhjen e një rasti të vjedhjes me dhunë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit, u identifikuan 3 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, A. K., 19 vjeç dhe I. A., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Kotë. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasin M. M. dhe po punojnë për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.about:blank

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një shumë parash një 18-vjeçari, duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *