Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me emërimet në krye të institucioneve. Mimoza Kaçi është propozuar nga qeveria për t’u emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në vendin e Ervin Metes që mori postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.about:blank
Lilika Radovica do të jetë kryetare e Autoritetit të Aviacionit Civil në vendin e Dritan Gjonbalajt, ndërsa Ervin Hoxha është shkarkuar nga posti i drejtori të Shërbimit të Provës dhe pritet që të emërohet në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.