Një aksident i rëndë është shënuar në Tiranë, ku dyshohet se një autobuz ka hapur derën duke dëmtuar një qytetare të moshuar.
Njoftimi policisë:
“Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.