Plagosi me thikë 24-vjeçarin në Vorë, vëllai ushtarak i kthehet

Editor
2 Min Read

Pak minuta më parë një sherr i rëndë me dy të plagosur është rregjistruar në Vorë. Një 34-vjeçar ka plagosur me thikë një 24-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me vëllanë e vetë në makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë.about:blank

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi Ergest Hoxha plagosi Klejdi Muzhaqin me thikë në krah, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi, oficer ushtrie, ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.about:blank

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *