Gazetarja e njohur pse SPAK po shmang policinë në operacionin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni u arrestuan jashtë ambienteve të stadiumit ditën e ndeshjes me ishujt Faroe nga BKH.

Topalli u shpreh se në operacionet e fundit SPAK i ka shmangur bashkëpunimet me policinë pasi shpesh operacionet e SPAK janë dekonspiruar nga radhët e policisë.

“Breçani ka qenë duke shkuar për të parë ndeshjen në stadium dhe është arrestuar pranë stadiumit kur është arrestuar bashkë me Dedan Gjonin nga oficerët e BKH. Në operacionet e fundit SPAK nuk bashkëpunon më me policinë se jo rrallë herë ka pasur dekonspirime nga radhët e policisë”, tha Topalli.

Scroll to Top