Kryeministi i Finlandës zbulon arsyet pse mbylli kufijtë me Rusinë

Editor
1 Min Read

Finlanda ka njoftuar se do të mbajë hapur vetëm një kalim kufitar me Rusinë dhe do të mbyllë gjithë të tjerët, pas rritjes së fluksit të emigrantëve, për të cilin Helsinki fajëson Moskën se i dërgon qëllimisht në kufijtë e tij.about:blank

Më herët qeveria finlandeze mbylli 4 pika kufitare në lindje të vendit, por ka bërë fare pak në kufizimin e mbërritjes së qindra emigrantëve.

“Autoritetet ruse nuk kanë ndërhyrë, përkundrazi. Ka të dhëna se ato po ndihmojnë në hyrjen e emigrantëve në vendin tonë, gjë që përbën ndërhyrje në çështjet e brendshme të Finlandës dhe cënim të sigurisë kufitare të BE-së”, tha Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës.

Më herët, guvernatori i rajonit rus të Murmanskut publikoi një video që tregonte emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme të mbledhur në kufirin finlandez.

Që nga fillimi i muajit, mbi 600 persona pa dokumente të vlefshme mbërritën në kufirin finlandez përmes Rusisë, me qëllim hyrjen në BE.

Helsinki zyrtar akuzon Moskën se po kthen në armë refugjatët, si hakmarrje për aderimin e vendit në NATO; akuza këto që hidhen poshtë nga Kremlini.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *