Aksident i rëndë në vend/ Makina fluturon disa metra në ajër

Editor
1 Min Read

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë.

Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethnat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kalim.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar fatale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *