“Sali Berisha e di se ku ndodhet Ervis Martinaj”/ Frrok Çupi

Editor
2 Min Read

Analisti Frrok Çupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndërtuar sundimin në politikë në mënyrë vertikale, kurse pasurimin e ka vendosur në jetë në plan të sheshtë, duke i shpërndarë të mirat materiale tek persona të tjerë.

Ai theksoi se njëri prej peronave është Ervis Martinaj, i cili sipas tij është përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë intervistë në “Special Report”, Frrok Çupi theksoi se Berisha ka informacion në lidhje me vendndodhjen e Ervis Matina, një personazh i njohur në botën e krimit,  i cili është shpallur i zhdukur dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.

“Sali Berisha e ka ndërtuar politikën tij, e ka ndërtuar në mënyrë që politikisht ka sunduar vertikalisht, ndërsa në aspektin ekonomik ka sunduar në nivel horizontal. Të gjithë financat e tij , të cilat nuk janë të vogla, realisht janë të mëdha, e gjithë ajo është deleguar tek të tjerët që ta kontrollojë gjatë gjithë jetës. Ervis Martinaj, është njëri prej tyre.about:blank

Është një njeri inteligjent. Kam informacione, kam të dhëna, se ish-kryeministri e di se ku ndodhet Ervis Martinaj. Berisha ka kohë që po rrethohet, në kuptimi që nga periferia. Ju e patë se u burgos dhëndri i tij, që është një pikë periferike e familjes dhe sigurisht që gjërat po vijnë drejt Gërdecit ku është i biri dhe drejt 21 janarit ku është vet.”, tha ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *