E pëson keq 28-vjeçari në Fier, ja për çfarë akuzohet (Emrat)

Editor
1 Min Read

Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit në kuadër të operacionit “Tempulli”.about:blank

Shtetasi Begë Çela u kap nga policia ndërsa në çantën e tij kishte doza kokaine me qëllim shitjen në Levan.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në Levan.

Nga kontrolli në çantën që mbante me vete 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një armë të ftohtë (përforcues grushti), që posedohej nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *