Anglia ‘hap thesin’ për ‘çunat e Londrës’, ja për çfarë fjalë (Foto)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një flotë automjetesh moderne për burgjet shqiptare u dhuruan këtë të premte nga qeveria angleze.

15 makina elektrike dhe 22 furgonë, me një vlerë prej 1.5 milion stërlinash iu dorëzuan Drejtorisë së Burgjeve. Mjetet do të përdoren për lëvzjen e punonjësve të burgjeve dhe transportin e të burgosurve.

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, që mori pjesë në ceremoni, u shpreh se Britania e Madhe po mbështet Shqipërinë në reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve.

Scroll to Top