JiL.al - Jeto i Lumtur

Frikë e madhe për Balotllin, bën aksident me makinë.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Momente frike për Mario Balotellin. Sulmuesi i Adanas, aktualisht i lënduar, doli nga rruga dhe shkatërroi makinën e tij (një Audi i zi) pranë Brescia. Fatmirësisht i padëmtuar fizikisht, ai doli nga sedilja e pasagjerëve të makinës me disa vështirësi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, jastëkët e “airbag” shpërthyen dhe e mbrojtën futbollistin. Sipas asaj që raporton “Il Giornale di Brescia”, Balotelli nuk pranoi t’i nënshtrohej një testi alkooli, çka lë të kuptohet se e kishte kthyer ndonjë gotë. Vëllai i tij, Enock, e mori Balotellin nga vendi i përplasjes dhe e çoi në shtëpi.

Balotelli së fundi tregoi dëshirën e tij për t’u rikthyer në ekipin kombëtar të Italisë, pas gjashtë vitesh larg, pasi kishte parë vendin e tij të kualifikohej në “Euro 2024”. “Nëse jam mirë, prapë e konsideroj veten sulmues të fortë, – tha Balotelli për “TVPlay”. – A luajtën Raspadori dhe Scamacca kundër Ukrainës? Sa gjuajtje bënë të kombinuara?

Dua të rikuperohem dhe të luaj sërish me kombëtaren. Unë gjithmonë shpresoj të kthehem, e kam takuar Spallettin disa herë. Bëmë shaka kur u takuam në një miqësore me Napolin, por nuk kishte asnjë lidhje me kombëtaren”.

Scroll to Top