JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Berat, gjendet pa shenja jete një 18 vjeçar, dyshohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 18 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Berat. Policia njofton se i riu nga Kavaja, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur të shtunën rreth orës 12:00 në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit.about:blank

18 vjeçari ishte pranuar në qershor për trajtim pranë kësaj qendre me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, pasi vuante nga shëndeti mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Scroll to Top