Drejtoria Detare del me njoftimin e rëndësishëm: Ushtroni

Editor
1 Min Read

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar ditën e sotme për motin e përkeqësuar në vend. Sipas njoftimit ndalohen mjetet e vogla të lundrimit të dalin në det. Drejtoria bën apel të ushtrohet kujdes për shkak se moti do vazhdojë të rëndohet.

Nga ana tjetër anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë drejt destinancioneve.

NJOFTIMI I DREJTORISË SË PëRGJITHSHME DETARE:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 25-26.11.2023. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 25-26.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 25.11.2023 ne drejtimin Veri-Perëndim deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 25-26.11.2023. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26.11.2023.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *