JiL.al - Jeto i Lumtur

Situata e rënduar në Rrugën e Arbrit, evakuohet familja e bllokuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një familje ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.about:blank

Në automjet ishin bllokuar prindërit dhe dy fëmijët e tyre, të cilëve u ka ardhur në ndihmë policia, duke i transportuar me makinën e një punonjësi policie.

Njoftimi i policisë:


Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

Scroll to Top