Raportohet se ka nisur zhbllokimi i rrugës së Arbrit në Qafë Murriz, ku pas reshjeve intensive të dëborë u bllokuan në mjetet e tyre rreth 300 qytetarë.
Pas më shumë se 7 orësh, borëpastrueset kanë mundur të futen në këtë aks, duke bërë që mjetet të nisin qarkullimin.
Siç shihet edhe nga pamjet, shoferët mundohen që të ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë.