Po kthehej nga Greqia, zhduket pa gjurmë 60-vjeçari në Ersekë

Editor
1 Min Read

Një 60-vjeçar nga Erseka është denoncuar i zhdukur në polici.about:blank

Familjarët e tij shprehen se kanë kontaktuar për herë të fundit me të ditën e djeshme, ku shtetasi me iniciale N.ZH po kthehej nga Greqia, dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.

Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Sipas policisë nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të apo është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek.

Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, por ende pa rezultat.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *