Koas transporti dhe mijëra familje pa energji në shumë pjesë

Editor
1 Min Read

Më shumë se 1000 zona në Bullgari mbetën pa energji elektrike gjatë fundjavës për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës, me probleme të dukshme në transport.

Në kryeqytetin Sofje, energjia elektrike u ndërpre në pjesët jugore të qytetit për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë, njoftuan sot mediat bullgare.

Pjesët verilindore të vendit u prekën më shumë nga reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës për muajin nëntor.

Katër rajone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Disa rrugë të vendit ishin të pakalueshme për shkak të borës së madhe dhe pemëve të rëna.

Në të njëjtën kohë, trenat e pasagjerëve nga Varna në Sofje u ndaluan për shkak të linjave të dëmtuara të energjisë.

Në aeroportin e Varnës janë anuluar shumë fluturime ndërkombëtare, ndërkohë që vonesa ka edhe transporti ajror në aeroportin e Sofjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *