Rusia nuk ndalet, rekruton sërish ushtarë nga Wagneri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përpjekja për rebelim nga Grupi Wagner ishte një pikë kthese në marrëdhënien midis paraushtarakëve dhe qeverisë së Kremlinit. Pas ndërmjetësimit të Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ushtarët e Yevgeny Prigozhin ndaluan përparimin e tyre drejt Moskës.about:blank

Megjithëse gjërat u qetësuan, plaga nuk u mbyll. Prigozhin u cilësua si tradhtar nga Presidenti Vladimir Putin dhe vetëm disa javë pas tentativës për sulm ndaj Moskës, lideri i Wagnerit vdiq në një aksident ajror. Një aksident që shumëkush nuk ngurroi t’ia faturonte Kremlinit. Për pjesën tjetër të luftëtarëve të grupit paraushtarak, Putin ofroi disa alternativa: të ktheheshin në shtëpi dhe të linin armët ose të shërbenin në ushtrinë ruse.

“Wagner nuk ekziston më”, tha Putin në mes të korrikut. Tani, shumë prej anëtarëve të Wagner tashmë “në pension”, Kremlini po përpiqet t’i vërë në shërbim të tij. Por, jo më si pjesë e një grupi paraushtarak, por si njësi të ushtrisë së saj më të përzgjedhur, e cila varet drejtpërdrejt nga udhëheqësi i Kremlinit: Rosgvardia.

Grupi paraushtarak ndaloi rekrutimin e ushtarëve pas marshimit të dështuar në Moskë, duke u detyruar të çmontojë bazën e tij ushtarake në Rusinë jugore dhe të dorëzojë tonelata me armë. Në atë kohë, Putin u ofroi luftëtarëve të nënshkruanin kontrata me ushtrinë, duke e bërë grupin Wagner të zhdukej plotësisht. Pas vdekjes së Prigozhinit, një ish-komandant i lartë i Wagner, Andrei Troshev, u takua me Putinin rreth një përdorimi të mundshëm të Wagnerit në Ukrainë. Një takim që përfundoi në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes.

Scroll to Top