Grabitën biznese e banesa, e pësojnë keq tre “skifterë he. ..

Editor
2 Min Read

Tre të mitur dhe një grua e kanë pësuar, pasi akuzohen për vjedhje në Unazën e Re. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasja S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.about:blank


NJOFTIMI I POLICISE:

Zbardhen 3 raste të vjedhjeve të ndodhura në Unazë të Re, gjatë ditëve të fundit, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 autorët e dyshuar.

-Vodhi një shumë parash, në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”, procedohet penalisht 41-vjeçarja.

– Vodhën produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”, procedohen penalisht 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar të këtyre vjedhjeve, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasja S. P., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.about:blank

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”.

3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Grabitën biznese

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *