Virusi sinsicial mjekja e njohur u bën apel prindërve

Editor
1 Min Read

Fillimi i stinës së dimrit ka sjellë dhe uljen e temperaturave ku si pasojë është shoqëruar me rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat. Mes shumë viruseve në qarkullim, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik pohon se në qarkullim është edhe virusi respirator sinsincial, ose i njohur me termin RSV,  i cili prek kryesisht të vegjlit dhe mund të shkaktojë fatalitet.

“Ka pasur raste, dhe raste të rënda me virusin respirator sinsincial, është një virus që prek fëmijët dhe moshat e reja dhe ato mbi 65 vjeç,” – u shpreh Bino.

Bino apelon që prindërit të paraqiten menjëherë tek mjeku, që në shenjat e para.

Nisur nga alarmi i dhënë për virusin respirator sinsincial, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, do të përfshijë në punën e tij testimin për këtë virus.

Për t’u mbrojtur nga virusi respirator sinsincial, për të rriturit tashëm është miratuar vaksina dhe Instituti i Shëndetit Publik, po punon për futjen e saj edhe në Shqipëri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *