Motori gjigant i kërkimit në internet, Google, ka uruar shqiptarët në mënyrën e veçantë për 111 vjetorin e Pavarësisë.
Siç shihet edhe nga kjo foto, sot Google është ‘veshur’ kuq e zi.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Festime madhështore priten në të gjithë qytetet e Shqipërisë, trojet shqiptare dhe anë e kënd kudo nëpër botë.