Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelitë të martën mbrëma.
Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael.
“Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, tha ajo në një komunikatë.
Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.about:blank
Paraprakisht, Forcat Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transportuan 12 pengje në Egjipt dhe se ata ishin rrugës për në Izrael.