Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka zbuluar dhuratën që i ka bërë vetes në 28-nëntor. Përmes një Insta-story Pupa ka publikuar një video teksa është duke bërë një tatoo ku duket qartazi krahu i një shqiponje.
Tatuazhi i cili është në hapat e para duket se është një simbol i atdhe-dashurisë.
“E shef se çfarë dhurate i bëra vetes për 28-nëntor? Vazhdo vazhdo luaji duart plako se me datë 29 duhet me i shtuar edhe një kallash kësaj” thotë në notat e humorit artisti.