JiL.al - Jeto i Lumtur

Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë merr

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e bërë nga shtetasja Alma Kaçi për ndryshimin e masës së “Arrestit në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen disa ditë pasi SPAK mbylli hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe e çoi atë në gjyq.

Kaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “Korrupsionit aktiv”, ndërkohë që për kryebashkiakun Safet Gjici u ngrit akuza e “Korrupsionit pasiv”.

Sipas SPAK në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës.

Në dosjen e SPAK theksohet se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Scroll to Top