Arrestohen 4 persona në Tiranë, policia jep detajet e para

Editor
2 Min Read

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Mes të prangosurve, njëri prej tyre është arrestuar për thyerje të masës së ‘arrestit shtëpiak’, të tjerë për plagosje dhe kanosje.about:blank


NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin V. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist, pasi në fshatin Kus, gjatë kryerjes së punës së tij, i ka kërkuar ndihmë shtetasit E. A., 34 vjeç, i cili në momentin që i ka dhënë ndihmë 35-vjeçarit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 34-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. R., banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasin në kërkim L. U., 24 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me dy muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *