Është shtuar ndjeshëm numri i të rinjëve që janë përdorues të lëndëve narkotike. Të paktën 100 persona çdo ditë marrin doza metadoni pranë qendrës së Shëndetit Publik në Korçë. Këta pacientë, të grupmoshave të ndryshme, pasi kanë kaluar një eksperiencë në përdorimin e lëndëve narkotike, kanë vendosur të kurohen pranë kësaj qendre.about:blank
Asistentja e kësaj qendre, Marinela Fustanja shprehet se krahas pacientëve që kanë vite që trajtohen në këtë qendër, ka edhe shumë raste të reja, kryesisht adoleshentë, të cilët pasi kanë kaluar eksperiencën e hashashit, kanë kaluar tek përdorimi i heroinës.
Sipas protokollit të kësaj qendre, të gjithë pacientëve iu kryhen edhe analizat e HIV/AIDS dhe Hepatitit. Shqetësuese për është shtimi i rasteve me Hepatit C.