Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

Editor
2 Min Read

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila mbeti e vrarë mbrëmë gjatë një grabitje, kishte nënshtetësi suedeze.

Mediat suedeze kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë sot gjatë ditës lidhur me vrasjes së gruas të Naim Murselit,  këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua suedeze rreth të 30-ave, me origjinë nga Götaland, ka vdekur më 29 nëntor në Kosovë. Të afërmit e gruas janë njoftuar. Për sa i përket shërbimit konsullor, nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë për rastin individual”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së suedeze për “Aftonbladet”.

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, dyshohet të ketë mbetur e vdekur  si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

Dy grabitës, njëri prej të cilëve mësohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri, dyshohet se kanë marrë sendet me vlerë të familjes para se gruaja të qëllohej për vdekje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *