Një tjetër termet i fuqishëm godet Turqinë. Ja sa ishte magnituda

Editor
1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm lagjen Akçadag të Malatyas në Turqisë. Sipas informacioneve, të shpërndara nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 03:18 të mëngjesit, me epiqendër në lagjen Akçadag.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash nën tokë, ka shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë të shqetësuar, raporton Haberturk.

Paraprakisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëme materiale, por tek banorët, ndjesia e frikës mbetet prezente.

Pak ditë më parë Turqia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme, duke rikthyer tmerrin e pak muajve më parë, ku humbën jetën mijëra qytetarë turq, ndërsa shumë zona u shkatërruan plotësisht si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *