Merr fund Arratia për Edon Bujupin, i cili ishte në kërkim që nga e mërkura për vrasjen me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeçarit Ali Kosova.
Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit policor ndërsa më pas prokurori pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.
Vrasja ndodhi të mërkurën mbrëma(29 Nëntor) në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Në raportin e policisë ishte bërë e ditur se viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën i cili duke mos i përballuar dot plagët e marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”.
Sipas burimeve, autori pak ditë më parë ishte raportuar i zhdukur dhe se Policia kishte nisur hetimet për gjetjen e tij.
Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të.about:blank
Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf.