E rëndë, shpërthen edhe një tren tjetër në hekurudhën ruse

Editor
1 Min Read

Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian, Buriatia. Ky është treni i dytë që shpërthen brenda pak ditësh.about:blank

Një person i cili ishte dëshmitar i shpërthimit më 1 dhjetor i konfirmoi raportimet në media për shpërthimin në linjën hekurudhore, Baikal-Amur Main, duke thënë se shpërthimi ndodhi në segmentin që kalon nëpër tunelin Severomuisk, në vendin e njëjtë ku kishte shpërthyer një tren tjetër para dy ditëve.

Mediat ukrainase cituan burime brenda ushtrisë se treni i dytë shpërtheu mbi një urë disa kilometra larg tunelit.

Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Tuneli 15 kilometra i gjatë është më i gjati në hekurudhat e Rusisë. Linja hekurudhore Baikal-Amur Main përdoret shumë për tregti me Kinën.

Ngarkesa në hekurudha u rrit shumë pasi Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 2022, për shkak të transitit të mallrave nga porti Novorossizk dhe portet baltike.

Në vitin e fundit, 149 milionë tonë mallra u transportuan përmes hekurudhave Baikal-Amur Main dhe ato trans-siberiane, sipas të dhënave hekurudhore të Rusisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *