Të dhënat paraprake nga Policia e Shkodrës.
Një person rreth moshës 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.
Burime nga Policia bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.