Arrestimi i Ismail Zenelit, reagon Policia e Shtetit: Pritet ekstradimi

Editor
1 Min Read

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arrestimin e Ismail Zenelit në Spanjë. Sipas policisë Zeneli u arrestua në Madrid në kuadër të operacionit “Madridi”, për t’u ekstraduar në Shqipëri.about:blank

49-vjeçari rezulton i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *