Dy vëllezër janë arrestuar në Kurbin, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar.
Në pranga kanë rënë Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç.
Policia njofton se ‘specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.
Si rezultat, pas organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.
Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën asistencën mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.