Bie alibia e parave të sigurimit, çfarë e shtyu Naimin ta vras gruan?!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish- aktivisti i VV-së Rushit Rimanishta, ka shkruar për rastin tragjik i cili ka ndodhur më 29 nëntor të këtij viti, ku Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Ish-aktivisti ka treguar kushtet të cilat ka Suedia nga kompanit e siguimeve për vdekjen e një personi si dhe shuma e cila mund të merret, ku 800 mije euro është shuma maksimale që mund të merren nga sigurimi suedez, ne raste si ai i Liridona Ademaj. Kësisoj sipas mjekut nga Kosova, që jeton në Suedi, është e vështirë të mendohet qe kjo të ketë qenë arsyeja e vrasjës.

“Kqyra se si jan rregullat dhe sa eshte shuma minimale dhe maximale ne rast vdekje në Suedi. Ne pothuajse te gjitha kompanite e sigurimeve shuma maximale qe dikush mundet me marre ne rast vdekje eshte 5 milion kr suedeze qe eshte ma pak se 500 000 €. Shumicen e sigurimeve nuk mundesh me i marre preminë nga ma shume se nje kompani e digurimeve perpos rastit te sigurimit jetsor. Nese vdes ka mundesi me marre kompenzim per humbje jete nga me shume se nga nje kompani por kjo nenkupton kontroll rigoroz nga kompanite. Me kontrollë dmth ata shikojne se kur e ke ba ate sigurim, pse e ke ba, kerkojne analiza extra te rastit te vdekjes etj qe nenkupton se ai qe tenton me nxjerre premitë nga me shume se nje kompani, nese ka ba inskenim te vdekjes, ka dore ne vdekje apo çka do tjeter, rrezikon te zbulohet. Ish nje kompani me sa pashe qe po kompenzojke deri ne 10 mil kr suedeze qe i bjen rreth 800 000 €. Perndryshe kjo eshte shuma maximale qe dikush mund ta merr. Kjo nuk nenkupton se burri i liridones do ta merrte maximumin.  Shumen maximale pak veta e marrin”, ka përfunduar ai .

Ai gjithshtu edhe ka shkruar për arsyen e cila tashmë po dyshohet se është vrarë e ndjera nga bashkëshorti I saj, ku ka thënë  nuk është kjo arsyeja që ka aranzhuar vdekjen e Liridonës.

“Po ndëgjoj shumë diskutime rreth rastit së vrasjes së Liridonës dhe sigurimeve jetsore në Suedi. Diskutime se si ky monstrumi që e ka planifikue vrasjen e Liridonës e ka ba për shkak të sigurimeve jetsore dhe shumës marramendse qe kompanitë e sigurimeve po paguajkan në rast vdekje. Shuma ku po përdorën shifra deri në 20 milion €. Ky monstrum, sipas bindjeve te mia, nuk e ka aranzhue vdekjen e nanës së fëmijëve të vet për pare. Ky as i smutë psiqik nuk mundet me kanë. Ky, thjesht është monstrum. Pra njeri me shpirtë e zemër të prisht”, ka shkruar ai.

Scroll to Top