Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë mbrëmjen e kësaj të hëne para Gjykatës Penale në Shkup.about:blank
Siç shihet, në momentin që Gjorçevski, i dyshuar për përfshirje në ngjarje, hyn në ambientet e gjykatës sheh nga kamerat dhe bën me dy gishtat e mëdhenj shenjën e ‘OK’.
Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencën për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.
“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.
Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh.
Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.
14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.about:blank
Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.