Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4 dhjetor.about:blank
Ernest Harry Mitchel, 56 vjeç, ishte urdhëruar të mbahej në këtë qendër, pasi një gjykatë ruse vendosi se ai i kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas Kommersant.
Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.
Kommersant raportoi se trupi i tij u gjet në godinën e qendrës dhe se, sipas një raporti fillestar “vetëvrasja ishte shkaktari i vdekjes së tij”.