JiL.al - Jeto i Lumtur

Lufta/ Pas Britanisë, edhe Franca i jep goditjen e fortë Hamasit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Franca ka urdhëruar ngrirjen për gjashtë muaj të aseteve të kreut të lëvizjes palestineze Hamas në Gaza, Yahya Sinëar, i cili besohet të jetë ideatori i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, sipas një dekreti të botuar sot në Gazetën e Qeverisë.about:blank

Në nëntor, nënsekretarja franceze për Europën, Laurence Bunn, mbrojti sanksionet europiane që synojnë zyrtarët e lartë të Hamasit, kryesisht ato financiare.

Në një dekret të ngjashëm të datës 13 nëntor, Parisi kishte njoftuar një ngrirje gjashtëmujore të aseteve të Mohammed Daif, i cili drejton krahun ushtarak të Hamasit dhe ka qenë në listën e SHBA-ve të terroristëve më të kërkuar që nga viti 2015.

Në shënjestër të sanksioneve kishte qenë edhe zëvendësi i këtij të fundit, Marouane Issa.

Nga ana e saj, Londra vendosi gjithashtu sanksione, embargo armësh, ndalime udhëtimi për gjashtë persona: katër udhëheqës të Hamasit dhe dy persona të akuzuar për financimin e grupit, duke përfshirë Mohammed Daif dhe Yahya Sinwar.

Scroll to Top