U kap me lëndë narkotike në një lokal në Krumë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi u kap në një lokal me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. Ll., banues në fshatin Kishaj.

NJOFTIMI I POLICISE

U kap në flagrancë, me sasi cannabisi me vete, në një lokal në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe për shitje të kësaj lënde narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari. Procedohet penalisht administratori i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të cilat vijojnë të kryhen me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë zbuluar një lokal në Krumë, të marrë me qira, me qëllim përshtatjen për përdorim dhe shitje të cannabis sativës.

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, me lëndë narkotike cannabis sativa, me vete, dhe vunë në pranga shtetasin D. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Gjithashtu, u sekuestrua si provë materiale, sasia e lëndës narkotike që posedonte i arrestuari. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e marrë me qira, si dhe sepse dyshohet se e kishte përshtatur këtë ambient, për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top