Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismail zbulon për Report Tv detaje të reja nga krimi që tronditi Shkupin. Është kryer autopsia, dhe trupi i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u vra dhe u gjet e varrosur afër Shkupit gati një javë pas zhdukjes, i është dorëzuar të ëmës.about:blank
Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74 vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut. Autopsia do të përcaktojë dhe kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë dhe e groposur
Kjo paraqet një nga provat kryesore në procesin kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.
Ndaj Lupço Palevskit është firmosur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa babai i saj ndodhet i arrestuar. Ajo çka e bën më tragjike këtë histori është përfshirja e babait të vajzës.
Personat e arrestuar në dëshminë që kanë dhënë kanë thënë se oraret kur do të dilte vajza nga shtëpia i kanë marrë nga babai I saj. Motivi I rrëmbimit ka qenë për të marrë para nga nëna e saj për shkak se bashkëshortët ishin divorcuar.
Po a morën rrëmbyesit para?
“Aspak nuk u arrit të kërkoheshin paratë. Personat e arrestuar kanë thënë se nga paniku se mos të kapeshin e dënoheshin kanë vrarë vajzën e cila jetonte me të ëmën. Nuk ka pasur as kohë për të kërkuar ato para për të cilën ishte moviti i rrëmbimit të saj ” tregon gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismaili për Report Tv
Edhe më të rëndë ngjarjen e bën dhe fakti se vajza e donte shumë të atin. Gazetarja Ismaili zbulon një detaj të panjohurabout:blank
“Në një detyrë për ditën e falenderimeve, vajza 14 vjeçare kishte shkruar se ishte mirënjohëse dhe ishte falenderuese për tërë jetën për babain e saj për atë çfarë kishte bërë” tregon ajo.
Çfarë ka deklaruar babai i vajzës?about:blank
Babai i vajzës i ka mohuar. Nuk ka pranuar se është i përfshirë në këtë rast megjithatë ndaj tij është caktuar arrest 48 orësh, sqaroi gazetarja Ismaili për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu.
Të shtunën shoqëria civile ka thirrur një protest për të kërkuar dënimin me vdekje për autorët e këtij krimi të rëndë.