JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndizen dritat e pemës te sheshi ‘Skënderbej’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. 

Këtë vit dritat janë ndezur më 5 Dhjetor.

Ceremonia nisi me këngë festive ku fëmijë të shumtë performuan në skenë.

Më pas kryetari i Bashkisë Tiranë mbajti dhe fjalën e tij ku kërkoi që qytetarët të mbajnë ndezur ditat e shpirtit dhe të kontribuojnë në komunitet.

“Përveçse të ndezim dritën e pemës të ndezim dhe dritën që ka secili prej nesh brenda. Sa herë të zgjohemi në mëngjes të pyesim veten do të bëjmë punë të mira për qytetin. Këtë dritë të ndezur sot ta mbajmë ndezur për gjithë vitin. Nëse keni më shumë ëmbëlsira ndihomoni dikë që ka nevojë. Është e rëndësishmë që këto festa të kenë dashuri pafund.”, tha Veliaj.

Scroll to Top