Makina në Shkodër grabitet për 7 sekonda në servis,

Editor
1 Min Read

Janë publikuar pamjet e grabitjes së natës së kaluar në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës, ku u vodh një automjet tip “Fiat Punto” me targë “AB149BT”. Automjeti ndodhej në një servis, teksa ishte në pronësi të një gruaje që e kishte çuar për riparime.

Sipas pamjeve filmike të publikuar nga “Ora News”, një person me kapuç në kohë i maskuar dhe në dorë mban një çantë afrohet pranë makinës lë çantën në tokë dhe futët brenda. Pas disa sekondash më pas, ai del nga makina, merr çantën e futet brenda ndez mjetin dhe ikën.

Nga hetimet dyshohet që çelësi i makinës Fiat ishte në kuadër. Policia po verifikon kamerat e rrugës së Baçallëkut për të parë drejtimin e lëvizjes së makinës. Po ashtu në fokus të kontrolleve janë edhe disa pika servisesh pasi ka dyshime për çmontim të disa pjesëve.

këtu.

“Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit”,- njoftoi sot Policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *