JiL.al - Jeto i Lumtur

Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që Naim Murseli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur e urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte, politikanë dhe VIP-a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e Liridonës në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin Behgjet Pacolli.

Lidhja speciale e Murselit me “kosovarin më të pasur në botë” dëshmohet hapur në fotografitë që Murseli ka publikuar në profilin e tij në facebook. “Poza” në aeroplan privat e pushime nëpër vendet ekzotike të botës janë ato që dominojnë profilin e Murselit.

Por, s’i kishte arritur Murseli që t’i afrohej Pacollit që në moshë të re?

Në një fotografi që Murseli ka publikuar në profilin e tij, ka treguar se për herë të parë e kishte takuar Pacollin në vitin 2006, në qytetin e Gjakovës.about:blank

“Takimi im i parë me z. Behgjet Pacolli. Në vitin 2006, Gjakovë”, thuhet në përshkrimin që Murseli i ka vendosur fotografisë.“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

Murseli rrëfimin e afërsisë së tij me Pacollin e ka të ndërtuar mes fotografish të shumta në profil. Pas ngjarjes që ka tronditur opinionin, një version të njohjes me Murselin e ka treguar edhe vetë biznesmeni.about:blank

Në një shkrim ku shprehte ngushëllime për familjen e Liridona Ad emajt, Pacolli ka treguar se me 33-vjeçarin njihej prej vitesh, meqë si djalë i ri i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte përjetuar.

Por cila ishte historia e sëmundjes së Murselit që u përmend disa herë nga Pacolli gjatë ditëve të fundit?about:blank

Murseli në profilin e tij në facebook kishte shkruar rreth sëmundjes kur ishte foshnje. Ai kishte treguar se që kur ishte 2 vjeç kishte luftuar për jetë në Zagreb, ndërsa pas 25 vitesh kishte arritur të shoqërohej me ish-presidentin kroat Stipe Mesiç dhe Behgjet Pacollin.

 “Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci. 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit”, thuhet në postimin e Murselit, i cili daton që prej 14 korrikut 2020.

“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

Pacolli dhe njerëzit e tij e kanë quajtur person imponues Murselin që në vazhdimësi kishte shfaqur interes për aktivitetet në rrjete sociale. Ky ‘insistim” i është shpaguar Murselit pasi ia ka dalë të emërohet këshilltar i Kryediplomatit Pacolli në vitin 2017.  Po ashtu, Pacolli ka treguar se e ka ndihmuar në disa iniciativa biznesore që nga viti 2019.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli pak ditë pas ngjajes tragjike të vrasjes së Liridona Ademajt.

Scroll to Top