Akuzohet se ekzekutoi Ilir Hidrin në Ekuador, arrestohet

Editor
1 Min Read

Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës ka rënë në prangat e policisë në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Ekuador.

Mediat ekuadoriane raportojnë se Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Autoritetet në Ekuador gjatë procesit hetimor kanë grumbulluar prova që kanë zbardhur krimin dhe autorin Remzi Azemi.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti në vitin 2021 dhe Remzi Azemin. Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin lejoi kapjen e shqiptarit i cili është në pritje të procesit formal të ekstradimit.

40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *