JiL.al - Jeto i Lumtur

I shiste lëndë narkotike gjimnazistëve, e pëson keq 32-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis sativa në afërsi të gjimnazit të qytetit.

Operacioni “Tempulli” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Ahmet Elezaj, 32 vjeç, i cili u kap në flagrancë me doza kokaine dhe cannabisi, me vete, ndërsa është proceduar penalisht shtetasi E. Z., 24-vjeçar që kishte përshtatur lokalin e paregjistruar, që administronte, për përdorim droge.

Njoftimi:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Kukësit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera, për të cilat

-u arrestua shtetasi A. E., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap në flagrancë, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, teksa posedonte me qëllim shitjen, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin që administronte, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 grirëse për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top