JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, e pësojnë keq dy

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe po ashtu ka nisur procedim penal ndaj një 43-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.about:blank

Dy të dhunuarit në fshatrat e Maliqit janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 40 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 43 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Scroll to Top