I gjetën 600 rrënjë kanabis, bie në pranga i riu shqiptar në Gjermani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GJERMANI- Një i ri shqiptar ka rënë në pranga nga policia gjermane në Recklinghausen pas një kontrolli në banesën e tij ku u gjetën 600 rrënjë kanabisi.

Policia mësohet se ka rënë në gjurmët e shqiptarit pas një informacioni të dhënë nga fqinjët e tij për aromën e ndjerë në hyrjen e përbashkët të shtëpive.

Mediat gjermane thonë se banesa ishte e ndërtuar në një formë të tillë për rritjen e kanabisit dhe xhamat e dritareve ishin për të mbuluar aktivietin ilegal.

Kanabisi i gjetur ka qenë në pragun e korrjes.

Policia gjermane po punon për të grumbulluar materialet e nevojshme dhe për të nisur çështjen për hetim në gjykatë.

Identiteti i shqiptarit 32 vjeçar ende nuk është bërë i ditur.

Scroll to Top